Jeni fiksuar ndonjëherë pas thithkave tuaja duke menduar nëse janë normale apo jo?Me sa duket ato vijnë me një larmi ngjyrash dhe përmasash. Jo vetëm kaq, por mund t’iu falin kënaqësi të paimagjinueshme, ndihmojnë të ushqeni një bebe, si dhe ju paralajmërojnë për sëmundje serioze. Thjesht janë fantastike! Ja çfarë duhet të dini për to:
- Mund të zmadhohen
Ato kanë aftësi të zmadhohen nga faktorë të ndryshëm. Nëse shtoni në peshë apo jeni shtatzanë, përgatituni t’i shihni disa centimetra më të mëdha dhe mos u çudisni aspak.
- Kanë ngjyra të ndryshme
Rozë e lehtë, ngjyrë brik, kafe e errët: pigmenti i thithkave tuaja ndryshon në varësi të etnicitetit dhe ngjyrës së lëkurës. Po ashtu si madhësia, ngjyra e thithkave ndryshon në varësi të hormoneve.
- Ju falin kënaqësi
Thithkat janë një zonë erogjene për shumë femra. Sipas një studimi të bërë në 2011-ën, nëse thithkat stimulohen, kënaqësia e tyre mund të jetë e njëjtë ashtu sikurse stimulohet klitori apo vagina.
4.Thithkat mund të bëjnë të kaloni në orgazëm
I njëjti studim arriti në përfundimin se stimulimi i tyre mund të bëjë femrën të kalojë në orgazëm, por kjo nuk ndodh në të gjitha femrat.
5.Ndonjëherë gjenden tre të tilla në trupin e njeriut
Nuk është e pazakontë të ketë meshkuj dhe femra të lindur me tre thithka (apo katër, pesë). Këto thithka ekstra të njohura si “thithka të shtuara”, ngjajnë me një nishan
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al