11 Shtator, 2017

5 gjërat që do të bënte njeriu nëse do jetonte në një botë ‘pa para’


Paraja është një motor i fuqishëm në botën moderne, dhe për pjesën më të madhe, ne e kemi ngritur deri në pikën që e kemi bërë të domosdoshme. Megjithatë, ne nuk na duhen paratë për të jetuar shëndetshëm dhe për të përmbushur jetët tona në këtë planet. Struktura aktuale e shoqërisë mbështetet në shkëmbimin konstant të parasë; heqja qafe e parasë do të sillte një ristrukturim tërësor të mënyrës se si ne ndërveprojmë me shoqërinë.

  1. Puna bëhet lojë

Kur të gjithë jemi të fokusuar tek të jetuarit prej tokës, ideja e një “pune” pushon së ekzistuari. Nuk kemi nevojë për njerëz që zgjohen për të pastruar mbeturinat, bërë llogaritë apo qeverisur qytetet. Njerëzit bëhen qeveria dhe puna që ne bëjmë është në mbështetje të njëri-tjetrit dhe të planetit. Shumë prej punëve në këtë nivel do të ishin mbështetëse – furnizim me ujë, rritje ushqimi, ruajtje dhe ndërtim i strukturave të tokës së re. Për shumë njerëz sot, zgjedhjet e karrierës bëhen për renditjen sociale të asaj që bëjnë dhe potencialit të tyre për fitime. Pa këta motorë, shumë njerëz thjeshtë do të zgjidhnin të bënin pjesën e tyre të vogël për shoqërinë dhe do ta fokusonin kohën e tyre tek familja dhe gjëra të tjera krijuese dhe dëfryese.

 

  1. Njerëzit do të bëjnë atë që duan

Nëse njerëzit do të ndiqnin vokacionin e tyre, do të ndodhte sepse ata e duan dhe janë të tërhequr prej kësaj pune. Pa motorët e statusit financiar dhe social, shëruesit do të tërhiqeshin prej shërimit dhe mjekësisë, mësuesit pas mësimdhënies dhe njerëzit spiritualë do të riktheheshin në tempuj, ku do të udhëhiqnin komunitetin dhe do të kontribuonin në mënyrë domethënëse.

Po kështu, me shumë gjasa do të shihnim hapa të mëdhenj dhe përparime në këto fusha, sepse njerëzit që operojnë aty nuk do të kishin më kufizime, si për shembull “mos vallë klienti do këtë”, apo “a mundet klienti ta përballojë këtë?” hiqni kufizimet financiare të gjithsecilit, dhe do të keni një fushë mjekësie që heq gjithë pengesat për shpëtimin e jetëve të të gjithëve, dhe jo vetëm atyre që munden ta përballojnë.

 

  1. Më shumë kohë për familjen

 

Rutina e pafundme e jona në jetën e përditshme na lë shumë pak kohë për të qëndruar me familjlen. Kur mbijetesa hiqet nga tryeza si një problem, do të kuptoni që keni më shumë energji për të shpenzuar me familjen – më shumë kohë për ta shijuar atë në jetën tuaj. Po kështu, kontributi juaj me orë pune do të jetë shumë më i kufizuar se sa në një ekonomi të lirë, gjë që do t’ju japë më shumë kohë për të ndenjur me familjen – në vend të të gjithë kohës që i dedikoni përpjekjeve për të plotësuar nevojat.

  1. Pjesa më e madhe e stresit zhduket

Sa shumë prej stresit tuaj të përditshëm buron prej problemeve të mbijetesës? Si do të paguaj faturat, blej ushqime, paguaj qiranë, paguaj kredidhënësit? Hiqni këto probleme të mbijetesës, dhe ajo që mbetet është shëndeti juaj, marrëdhëniet, spiritualizmi dhe krijueshmëria. Sa e lehtë do të ishte jeta nëse nuk do të të duhej të shqetësoheshe për paratë, ushqimet, ilaçet apo një çati mbi kokë? Sa të lumtur do të ishit ju dhe familja juaj? Sa faktorë stresues në jetën tuaj nxiten prej problemeve që lidhen me paratë/mbijetesën? Sa fusha të tjera të jetës do të bëheshin më të kollajta?

  1. Arsimi bëhet real

Pa luftën e madhe për pasuri dhe status social – si dhe sigurim të të ardhmes – ne nuk do të vendosnim as gjysmën e theksit të sotëm mbi arsimin. Arsimi shndërrohet në një eksperiencë e përbashkët për të gjithë, në të gjitha moshat. Mund të ndodhë një mësimnxënie e pabesueshme jashtë klasave, që vetëm përvoja mund ta ofrojë. Kur kushdobëhet mësues, atëherë kushdobëhet edhe student i njëri-tjetrit. Të mësuarit nuk bëhet i pamundur për ata njerëz që nuk përballojnë dot financiarisht shkollën. Është një e drejtë e lindur për të gjithë ne./bota.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al