21 Dhjetor, 2017

5 mënyra për një gjumë të mirë gjatë menopauzës


Rreth 25% të grave nga mosha 50-65 kanë probleme me gjumin. Me këtë në mendje, janë pyetur ekspertët se si mund të keni një gjumë të mirë, pavarësisht luhatjeve hormonale që ndodhin gjatë menopauzës.

1. FLINI SIPAS ORARIT DHE RUTINËS SIKUR TË ISHIT BEBE. Edhe pse pagjumësia juaj është rezultat i hormoneve apo e lidhur me stresin nga puna, një rutinë e qëndrueshme do t’ju ndihmojë. Hiqni dorë nga aktivitetet stresuese dhe bëni gjëra që mendoni se janë relaksuese, si p.sh.: të bëni një dush ose të rrini në vaskë, apo të lexoni.

2. ZGJIDHNI TË HANI ZEMËR QË KA PLOT ENERGJI. Kafeina mund të qëndrojë në sistemin tuaj për rreth 8 orë. Pra, nëse do të bini për të fjetur rreth orës 22:00, duhet ta ndërprisni që në orën 14:00. Nëse dëshironi pak energji, dilni për një shëtitje ose hani diçka, si p.sh.: një smuthi me përbërës si fara chia, avokado ose banane.

3. MOS U SHQETËSONI NËSE JU DEL GJUMI NATËN. Jeni zgjuar në orën 2 të natës, po më pas? Mungesa e estrogenit shkakton vështirësinë për të qëndruar në gjumë. Nëse ju ndodh kjo gjë, çohuni nga krevati dhe merruni me një aktivitet të qetë, si p.sh.: sistemoni fotot e familjes në albume, dhe kthehuni përsëri kur e ndieni se jeni relaksuar.

4. KRIJONI ATMOSFERËN PËR GJUMË. Një dhomë gjumi e errët bën që t’ju verë më me lehtësi në gjumë pasi jeni zgjuar. Perdet e errëta e të trasha mund t’ju ndihmojnë. Gratë që janë me menopauzë dhe ato që kanë temperaturë të brendshme (zjarrmi), gjithashtu mund të mbajnë dhomën të freskët, është një ide e mirë për çdokënd dhe sigurisht të vishen sa më hollë në shtrat.

5. TRAJTONI SIMPTOMAT E MENOPAUZËS Nivelet e ulëta të progesteronit dhe estrogenit sjellin shumë efekte anë- sore, si djersitjet gjatë natës, depresionin, mbipeshën, të cilat të gjitha këto janë shkak për pagjumësi. Një gjumë i rehatshëm mund të ndihmojë, ashtu sikurse dhe terapia e hormoneve ose një kurë e përkohshme me modulatorë të serotoninës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al