Dashi
Thjesht mos e bëni. As mos e provoni. Nuk ka rëndësi nëse kanë apo jo të drejtë, ata janë luftëtarë të vërtetë dhe lufta e tyre ushqehet nga agresiviteti dhe sulmi. Kjo ego nuk rrezohet kollaj. Deshtë janë inteligjentë, por loja e tyre nuk është kurrë e pastër.
Peshorja
Po mendoni t’i hyni një diskutimi me peshoren? Pa dyshim do të humbisni, thjesht sepse janë të pajisur me një mekanizëm mbijetese që nuk i lejon të të tregojnë potencën e tyre, kështu që tentojnë të kenë një komportim pasiv-agresiv. Do t’ju mposhtin dhe do ta bëjnë këtë gjë me një buzëqeshje në buzë. Peshores nuk i pëlqen të diskutojë, nuk e bën në fakt. Të dëgjon dhe buzëqesh ndërsa ti debaton me nerv.
Luani
Është e pritshme në këtë rast, pasi problemi i tyre është krenaria. Është e vërtetë ajo që thonë, luanët duan të jenë qendra e vëmendjes dhe të kenë gjithmonë të drejtë. Nëse po planifikoni një luftë me një luan, duhet ta dini se do t’ju manipulojë si ju, ashtu dhe fjalët tuaja si dhe do t’ju bëjë të ndiheni keq për fjalët që i keni thënë.
Virgjëresha
Kush e priste këtë? Ndonjë virgjëreshë, me siguri. Virgjëreshat janë perfeksioniste, shohin perfeksionin në çdo që kanë në konsideratë. Megjithatë, virgjëreshat kanë shumë argumente dhe nuk tërhiqen kur është momenti për të folur. Pse nuk është mirë të diskutosh me një virgjëreshë? Sepse beson se të njeh më shumë se ç’mendon ti. Kur bëhet fjalë për t’u zënë me një virgjëreshë, buzëqeshni, qetësohuni dhe prisni që të mbarojë.
Binjakët
Binjakët duan të shpëtojnë botën. Sjellja e tyre të lë përshtypjen se janë të mirë dhe duan t’u bëjnë mirë të gjithëve. Kjo, sigurisht nëse je dakord me ta. Ata nuk zihen, ata duan të ‘të shpëtojnë’ ty. Dhe detyra e tyre është të bëjnë t’i shohësh gjërat në mënyrën e duhur, edhe pse mënyrë se si i sheh ti është perfekte. Nuk ka gjë më të bezdisshme se sa një person që mendon se e di çfarë është e mirë për ty dhe nuk e merr fare në konsideratë faktin se je ti ai/ajo që e di më mirë. Nëse do të nisni një diskutim me ta do të vini re se nuk po ju dëgjojnë, por thjesht po mendojnë të të shtojnë në listën e emrave që kanë shpëtuar.
Burii; Shije
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al