5 Shtator, 2017

5 shtatori është dita e tyre, ja çfarë e bashkon Sinanin me MC Kreshën


Duket se shtatori është muaji i lindjes së shumë prej yjeve botërorë të showbizit, po r edhe të showbizit shqiptar. Pikërisht dita e sotme ka qenë një ditë shumë e veçantë për dy nga këngëtarët më në zë në trevat shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtarin e muzikës popullore Sinan Hoxha , si edhe reperin e njohur nga Kosova MC Kresha. Kjo për faktin pasi që reperi i hiteve të shumta feston ditëlindjen e tij të 33-të, ndërsa Sinani fëston përvjetorin e tij të 42-të të lindjes. Vetë MC Kresha përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram na ka bërë me dije ditëlindjen. “watchin’ time fly #33”, kishte shkruar Kresha pranë fotos.

Pas kësaj ai ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë e fansat e tij. Ndërsa Sinani duket se ka preferuar ta kalojë në mënyrë pak më familjare e intime ditëlindjen e tij duke mos bërë asnjë postim. Vetëm pak ditë më parë atë së bashku me bashkëshorten Andrrën i kemi parë shumë rrëzëllitës e të lumturuar në dasmën e Besit dhe Xhensilës.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al