5 Nëntor, 2017

5 situatat për të cilat nuk duhet të kompleksoheni përpara gjinekologut/es


Takimi me gjinekologun është më i vështiri, por nuk duhet t’i mënjanoni vetëm se keni turp. Këto janë 5 gjërat që gjinekologët nuk do t’jua thonë, por duhet t’i dini:

-Mos e anuloni takimin tuaj vetëm se nuk jeni depiluar. Qimet publike nuk ndikojnë aspak në ekzaminimet apo kontrollin mjekësor.

-Mos u shqetësoni për sekrecionet apo erën e vaginës suaj. Sekrecionet vaginale janë shenja të shumë problemeve shëndetësore e në varësi të konsistencës, ngjyrës apo erës doktori mund të kuptojë shumë për shëndetin tuaj riprodhues. Ndaj mos kini ndrojtje, pasi është njësoj si sekrecionet e hundës që janë shenjë e gripit.

-Shumë gra në sallën e lindjes ‘dalin jashtë’ nga forcat shtytëse në përpjekje për të lindur në mënyrë natyrale. Kjo gjë është mëse normale ndaj mos u shqetësoni.

-Kur flisni për shqetësimet tuaja “aty poshtë” duhet të jeni shumë të sakta në përshkrim dhe të mos keni turp. Duhet të përshkruani në detaje llojet e kruajtjes, ndjesinë e djegies apo çdo ndjesi e tillë që mund të ndihmojë në procesin e diagnostikimit.

-Mund t’ju duket çudi por gjinekologut mund t’i hyjnë në punë edhe detajet më të parëndësishme në dukje si pozicioni i seksit ! Shembull: Nëse menjëherë pas seksit anal ju kaloni në një pozicion tjetër vaginal, me shumë mundësi ju mund të infektoheni nga bakteret e anusit ! Kjo gjë çon në infeksione vaginale, të cilat nëse ju përmendni këtë detaj do të ishte shumë më e lehtë për t’u diagnostikuar. Burimi: Women’s Health

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al