22 Shtator, 2017

5 tendencat e grimit ‘must have’ për këtë vjeshtë


Trendët e modës për vjeshtë i kemi prezantuar disa herë e radhën tanimë e ka grimi. Grimi është po aq i rëndësishëm sa edhe veshja juaj, sepse në fund të fundit ai tregon për ju po aq sa tregon edhe veshja.

 

Më poshtë do ju prezantojmë me tendencat kryesore të grimit për këtë vjeshtë . Shikojini dhe frymëzohuni prej tyre!

 

BUZËT NË NUANCA TË KUQE  E kuqja përfundimisht është një prej ngjyrave më popullore, e njëjta vlen edhe për botën e grimit. Nëse pëlqeni trendët, përkujdesuni që në çantën tuaj të grimit të ketë së paku një buzëkuq të kuq.

 

QERPIKËT E THEKSUAR   Qerpikët e bukur dhe të theksuar janë trend që nuk zbehet, e këta qerpikë në stilin e të gjashtëdhjetave janë në trend, pikërisht ashtu siç i ka mbajtur edhe ikona e modës ‘Twiggy’. Vijnë në kombinim me “eyeliner”, e një grim dramatik si ky është ideal për mbrëmje.

 

“EYELINER” – THEKSIMI I SYVE  Me ndihmën e eyeliner-it mund të krijohen shumë dukje dramatike, e këtë vjeshtë duhet të jetë me ngjyrë të zezë, e tashmë lejohet të eksperimentoni edhe me ngjyrat.

 

VETULLAT E THEKSUARA   Vetullat e trasha dhe të theksuara janë ‘must-have’.

 

NGJYRAT E NDEZURA NË KAPAKË      A dëshironi të krijoni një dukje të grimit që lë gjurmë, zgjidhni hije për sy në nuanca të zjarrta, të verdha, të kaltër, të gjelbër, të kuqë, rozë ose vjollcë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al