Njohjet përmes lidhjeve telefonike në emisionin “Aldo Morning Shoë” janë tashmë të zakonshme.
Sot, Artani nga Tirana kërkoi sërish një njohje. Vetëm disa ditë më parë ai u njoh me një grua ndërkohë që sot deklaroi se njohja mes tyre përfundoi për shkak se ajo sipas tij kërkonte makinë dhe kishte shumë kushte.
“Jam Artani nga Tirana, jam përgjegjës në një fabrikë këpucësh. Jam 50 vjeç dhe i divorcuar, mora për një njohje. Gruaja që kisha iku me një tjetër, i pëlqente jeta jashtë shtetit dhe jo këtu. Unë të kam marrë edhe disa kohë më parë por nuk u bë gjë me atë që njohja, kishte kushte, donte makinë, ku ta gjej makinën unë? Unë dua ndonjë të moshës time afërsisht që të njihem me të” tha Artani.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al