10 Mars, 2022

6 mënyra si të kontrolloni ankthin sipas Kendall Jenner


Ankthi është një term ombrellë që përdoret për të përshkruar çrregullime të ndryshme – të tilla si çrregullimi i përgjithshëm i ankthit, ankthi shoqëror dhe fobitë – dhe përgjithësisht karakterizohet nga ndjenja të vazhdueshme tensioni, shqetësimi dhe nervozizmi që mund të ndërhyjnë në jetën e përditshme.

Gjithmonë e më shumë njerëz e sidomos figura publike po drejtojnë vëmendjen ndaj problemeve të shëndetit mendor, kryesisht ankthit, sidomos vitet e fundit  kur me pandeminë e zhvillime të tjera, po theksohet tek njerëzit.

Në shumë raste, terapitë janë mënyra më e mirë e trajtimit të ankthit si edhe strategjitë që mund të përdoren për të zvogëluar simptomat. Ja disa që ka sugjeruar super modelja Kendall Jenner së fundmi përmes një statusi në Instagram:

  1. Dil jashtë
  2. Merr frymë thellë
  3. Shkruaj 10 gjëra të bukura në jetën tënde
  4. Shkruaj gjërat pozitive që të presin gjatë ditës apo javës
  5. Përdorni tingujt shërues përmes kristaleve
  6. Kaloni kohë me kafshët, dilni në shëtitje me ta

Ankthi është një pjesë e jetës normale. Njerëzit janë programuar të kenë rregullisht një sasi të caktuar ankthi. Njësoj si stresi, një sasi e shëndetshme e ankthit është ajo që na shtyn të bëjmë më të mirën tonë. Të gjithë kemi ankth në një moment. Por për shumicën prej nesh, ndodh në situata të caktuara dhe është i përkohshëm, tek të tjerët është një gjendje që zgjat me vite apo edhe e pakurueshme.

Të mësuarit mbi emocionet thelbësore dhe mënyrën se si ato funksionojnë në mendje dhe trup është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për të lehtësuar ankthin. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al