23 Prill, 2018

6 rregullat japoneze për të gjithë ata që duan të jenë të fortë dhe të shëndetshëm


Një inxhinier japonez dhe mësuesi Katsuzo kur ka qenë i vogël ishte shumë i dobët dhe doktorët i thanë prindërve se do vdiste para se të shkonte 20 vjeç. Për të përmirësuar shëndetin e tij, prindërit e dërguan në një manastir Budist. Ai kaloi atje 3 vite dhe mësoi teknika të ndryshme meditimi.

Akoma duke kërkuar mënyra të reja për të përmirësuar shëndetin e tij, Katsuzo filloi të lexonte shumë libra bashkëkohorë si dhe mjekime të lashta. Rezultat i këtij kërkimi ishte se ai përfundoi duke shkruar librin e tij dhe krijoi sistemin për forcimin e trupit.

Më poshtë ju ftojmë të lexoni sistemin Katsuzo i cili ka shumë ndjekës nga e gjithë bota që kur është krijuar para 90 viteve.

Regulli numër 6: Një shpinë e fortë

Siç të gjithë e dimë struktura e shtyllës kurrizore mund të shkaktojë probleme në organet e brendshme. Prandaj është e rëndësishme të kontrolloni posturën tuaj gjatë ditës madje dhe natën. Katsuzo thotë se pasja e një shpine të drejtë ju lejon të jeni 2cm më të gjatë dhe ka benefite si në organet degjestive dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Rregulli numer 5: Një rul i ngurtë në vend të jastikut

Njerëzit japonezë besojnë se skolioza e qafës është një nga treguesit e parë që jeta e një personi do të shkurtohet. Dhe ndërsa ne mund të kontrollojmë pozitën e kokës gjatë ditës është më e vështirë për ta bërë këtë gjatë natës. Kjo është arsyeja pse Katsuzo rekomandon marrjen e një jastëku të ngurtë ose një rul dhe ta vendosni atë në rrathin e tretë dhe të katërt poshtë qafës.

Në fillim ndjesia e tij do të shkaktojë paksa diskomfort prandaj rekomandohet ta mbështillni atë me disa lecka para se ta përdorni dhe me kalimin e kohës hiqini një nga një.

Rregulli numër 4: Ushtrimi i peshkut

Qëndroni drejt në një sipërfaqe të fortë.

Shtriqini duart sipër.

Vendosini thembrat pingul me dyshemë.

Shtriqni thembrën e majtë përpara dhe ngrini dorën e majtë pa e larguar nga toka. Përsëriteni të njëjtin veprim për thembrën dhe dorën e djathtë. Përsëriteni ushtrimin për 2 minuta.

Rregulli numër 3: Përmirëson qarkullimin kapilar

Shtrihuni në një sipërfaqe të fortë dhe të sheshtë.

Vendosni një rul të fortë në rrathët e tretë dhe të katërt të shtyllës kurrizore.

Ngrihni këmbët dhe krahët, me kujdes përthyeni kycet dhe gjunjtë dhe qetsohuni sa më shumë të jetë e mundur.

Tundni krahët dhe këmbët. Përsëriteni këtë ushtrim  për 1-3 minuta.

Rregulli numër 2: Bashkoni pëllëmbat e duarve me thembrat

Pozicioni i fillimit: shtrihuni në një sipërfaqe të fortë dhe të sheshtë dhe vendosni një rul të fortë nën rrathët e tretë dhe të katërt të qafës tuaj. Pwrthyeni gjunjët pa i hequr nga dyshemeja dhe bashkoheni me thembrat e këmbëve tuaja së bashku. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.

Rregulli numër 1: Një ushtrim për kurrizin dhe stomakun tuaj

Pozicioni i parë është se duhet të qëndroni këmbëkryq në një sipërfaqe të sheshtë. Përpiquni që thembrat t’i nxirrni sipër gjunjëve. Çlironi shpatullat dhe kthehuni sa në të majtë aq dhe në të djathtë. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë./Shije

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al