18 Tetor, 2017

60 mijë euro pa hapur gojën, shifra e çmendur që përfiton Gylsereni e ‘Fate të kryqëzuara’


Aktorja e njohur Nurgul Yesilçay do të fitojë 60 mijë euro pa ‘hapur gojën’. Ky është titulli i mediave turke në lidhje me fitimet e aktores së njohur si Gylsereni i “Fate të Kryqëzuara” nga një projekt iranian. Sipas “Sabah”, Yesilçay do të udhëtojë drejt Iranit këtë javë për të marrë pjesë në xhirimet e filmit “Xhindi i bukur i Jedullah”, të producentit Bayram Fazli.

Mësohet se aktorja 41-vjeçare do të qëndrojë një muaj në kryeqytetin e Iranit, Teheran, ku do të luajë rolin e Dilarës, e cila si pasojë e një traume që ka kaluar, nuk flet dot./tvklan.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al