20 Shtator, 2017

A është Maluma shkaktari i trazirave mes Shakirës dhe Pique…?


Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Shakira është ndër mikeshat më të mira të spanjollit Maluma që po korr mjaft sukses me këngët latine. Ata kanë sjellë hitin ‘Chantaje’, të cilin e performojnë shpesh në koncerte të mëdha.

Shakira ka qenë e ftuar në koncertin e tij në Madrid, , së bashku me disa emra të njohur të futbollit spanjoll si Messi dhe Luis Suarez.

Për të kujtuar disa momente qesharake nga prapaskena, Maluma ka publikuar një video në Instagram, ku pyet ndjekësit nëse njohin Shakirën.

Shakira i mban lojën dhe vazhdon me të njëjtën pyetje duke shkaktuar mjaft të qeshura në rrjete sociale. Shpesh është folur se mes tyre po lind një romancë dhe kjo mesa duket ka qenë shkaku i thashethemeve dhe zërave se martesa e Shakirës me Pique po jeton ditët e saj të fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al