13 Shtator, 2017

7 gjërat që nuk i keni ditur për jetën në Mars


 

MARSI DO TA NDRYSHOJË TRUPIN E NJERIUT

Ndonëse Marsi dhe Toka cilësohen si planete të ngjashëm, dallimet mes këtyre dy planetësh ndikojnë negativisht në trupin e njeriut. Duke filluar nga sipërfaqja e Marsit, që është e përbërë nga materiale që janë të dëmshme për lëkurën dhe tiroidet e njeriut, deri tek dallimi i madh në gravitet, që pashmangshëm ndikon në trupin tonë.

 

HUMBJA E PESHËS

Për shkak se Marsi ka shumë më pak gravitet sesa Toka, njerëzit në Mars peshojnë për 62 për qind më pak. Pra, nëse në Tokë peshoni 100 kilogramë, në Mars do të peshonit 38. Për më tepër, pas mbërritjes në Mars do të ishit për rreth 5 centimetra më i gjatë. Megjithatë, për të qenë në gjendje për të vepruar në Mars duhet punuar shumë me shpejtësinë e lëvizjeve.

 

NË MARS ËSHTË SHUMË FTOHTË

Ndonëse edhe Marsi, sikur Toka, i ka stinët e veta – përfshirë verën dhe dimrin – temperaturat në sipërfaqen e Marsit janë dukshëm më të ftohta sesa në sipërfaqen e tokës. Temperatura mesatare atje është -45 gradë celsius.

DITËT JANË MË TË GJATA

Ditët në Mars janë dukshëm më të gjata sesa në Tokë. Në fakt, dita atje është për 30-40 minuta më të gjata sesa në Tokë, që i bie se në Mars do të kishit pothuajse 5 orë shtesë në ditë dhe një numër të përgjithshëm të ditëve prej 687 në krahasim me 365 sa ka në Tokë.

 

ATMOSFERA E MARSIT MUND T’JU VRAS

Kushdo që vendos të shkojë në sipërfaqen e Marsit nuk duhet të provojë të dAl jashtë pa veshje speciale, për shkak se atmosfera e Marsit mund të jetë shumë e rrezikshme. Presioni i ajrit është vetëm 1 për qind sa ai në planetin tonë, që i bie se është shumë i hollë për frymëmarrje. Atmosfera në Mars është rreth 95 për qind dioksid të karbonit, 3 për qind nitrogjen dhe 1.6 për qind argon.

PROBLEMET ME GJUMin

Për shkak të orëve më të gjata të ditës dhe për shkak të atmosferës së jashtme si dhe dallimit në gravitet, është shumë e vështirë që, personat, të cilët janë mësuar të flenë me orar të Tokës, do ta kenë të vështirë të përshtaten me gjumë atje.

 

DIETA SPECIALE

Ata, të cilët do të shkojnë në Mars, do të ushqehen sikur astronautët që ushqehen tani, pra nuk do të kemi rregullim të ndonjë diete të re. E, meqë njerëzit atje duhet të hanë ushqime, të cilat i pajisin me lëndë të mjaftueshme ushqyese dhe si rrjedhojë nuk do të ketë vend për vegjetarianët dhe ata të cilët nuk mund të hanë çdo lloj ushqimi./Kosova Sot/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al