14 Shtator, 2017

7 ushqimet që do t’ju ndihmojnë me problemet e gjumit


 

Kemi folur gjatë për problemet e gjumit, ashtu sikurse kemi dhënë sugjerime mbi zgjidhjen e shqetësimeve të tilla. Pas një dite të gjatë e të lodhshme, ajo që duhet shmangur medoemos është pagjumësia.

 

Orët e kaluara në gjendje qetësie të plotë janë ato që i nevojiten më shumë trupit dhe organizmit në tërësi. Përveç rekomandimeve për ushtrimin e disa ushtrimeve fizike të lehta para orëve të vona, çfarë ndikon më shumë është edhe ushqimi.

 

 

Produkte të ndryshme ushqimore do t’ju ndihmojnë të kaloni problemin e pagjumësisë, dhe në listën e poshtme do ta kuptoni arsyen:

 

Drithrat

Përmbajtje të vitaminës B6, e përshtatshme për të përshpejtuar gjumin.

 

Humus

Burim tritofani, që ndihmon në prodhimin e hormonit të gjumit.

 

Bananet

Përmbajtje tritofani dhe magniumi, që relaksojnë muskujt dhe çojnë në gjumë më të shpejtë.

 

Buka integrale

Ndihmon në prodhimin e magniumit dhe insulinës.

 

Farat

Tritofani në përmbajtje do të bëjë trupin të ndihet i relaksuar.

 

Kosi me mjaltë

Përzierja ideale për të mposhtur pagjumësinë, si burim i trirofanit, magniumit dhe vitaminës B2 së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al