22 Maj, 2018

70-vjeçarja që do sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë (FOTO)


Një grua në moshën 70-vjeçare pretendon se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe se po pret fëmijën e saj të tetë. Ky është vetëm një pretendim i gruas, pasi ende nuk është konfirmuar asgjë.

Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për Maria de la Luz, e cila tashmë është në moshën 70-vjeçare dhe nëse pretendimet e saj janë të vërteta, atëherë do të bëhej nëna më e vjetër në botë.

Teksa ka dhënë intervista, ajo u ka thënë gazetarëve se është në pritje të ëmbël të një vajze. Madje 70-vjeçarja u ka treguar edhe EKO-n me ultratinguj.

Maria de la Luz është nga Meksika, është 4 vite më e vjetër se Maria del Carmen Bousada de Lara, e cila aktualisht është nëna më e vjetër pasi lindi në moshën 66-vjeçare.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al