Padyshim ai është shefi më i njohur, karizmatik dhe me batutën gjithmonë gati. Por kur bëhet fjalë për gatimin ai është strikt dhe i rreptë. Në këtë intervistë Renato Mekolli na rrëfen për ushqimin dhe jetën e tij.
Cila është gjëja e parë që mendon kur zgjohesh në mëngjes dhe e fundit kur fle në mbrëmje?
Të kem shëndetin dhe familjen mirë.
Tre gjërat që duhen për të patur sukses?
Shumë passion, përkushtim dhe detaje.
Ju keni disa kohë që jeni transferuar në Tiranë , si po shkojnë gjërat, ke patur pengesa në punë nga konkurrentët në biznes?
Gjërat po shkojnë shumë mirë, unë shikoj gjithmonë punën time. Paçin punë të gjithë, janë klientët ata që zgjedhin dhe vlerësojnë.
Si ushqehen shqipëtarët dhe cilat janë gabimet që bëjnë në guzhinë?
Shqipëtarët nuk ushqehen keq, por edhe mirë nuk mund te them. Akoma nuk e kanë kulturën e të ngrënit mirë. Duhet të hanë pak e sakt, duke u kujdesur që perimet dhe pastat të jenë aldente në mënyrë që të mos na rëndojnë stomakun dhe yndyrnat të eleminohen. Por prapë më pëlqen sespe kanë filluar të tregojnë kujdes.
Jeni gjithë kohën pranë ushqimeve të shijshme, si ja bëni për të mbajtur trupin në formë?
Në përgjithësi më pëlqen të ha shëndetshëm, kështu jam mësuar. Përdor shumë perime dhe lëngje frutash. Nuk kërkoj gjëra super sepse këto më kanë dalë nga hundët, dua thjeshtësi dhe cilësi.
Pjata ideale për një darkë romantike?
Fruta deti, ostrike, çokollatë dhe fruta të kuqe.
Pse kjo përzgjedhje?
Nuk mund të ja fusësh pilaf me fasule nëse ke një vajzë afër dhe do të japësh përshtypjen më të mirë. (Qesh) Këto që përmenda duhet të jenë patjetër në një darkë romantike.
Le ti lëmë pjatat dhe të kalojmë te femrat. Me çfarë shije e krahason femrën?
Me një sufle çokollatë, shumë akullore dhe lajthi të karamelizuara.
E ndani me dikë mëngjesin?
Edhe po edhe jo.
Si e keni menduar dasmën tuaj ideale, tradicionale apo moderne?
Tradicionale 100%, dhe të fillojë nga e enjtja deri të dielën.
Cenkuela Hasa
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al