29 Qershor, 2021

“A do doje dikë që s’të do?”- Fifi i shuan kureshtjen ndjekësve për jetën private: As respekt nuk kishte për mua…


Fifi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët nuk i kanë kursyer pyetjet për jetën personale të këngëtares.

fifi (3)

Nëse të rastis të duash fort dikë që ndoshta s’do të të dojë, a do vazhdoje ta doje?”,- ishte pyetja e parë, së cilës artistja iu përgjigj: “Më ka pas rastisur të doja dikë. Lëre që nuk më ka dashur, por që as respekt s’kishte për mua.

Kështu që përgjigjen e ‘a do e vazhdoja’, s’ta jap dot se ndjenjat me buton nuk janë. Por që të paktën jam munduar të mos e fik butonin e shpresës.

Zoti të merr diçka e të jep atë që meriton. Dhe unë jam momentalisht në mesin e njerëzve që dua”.

fifi (2)

Fifi tha se përveç vetes, personi që mund të dojë më shumë në këtë jetë është fëmija i saj.

fifi (6)

Një tjetër e pyeti: “Domethënë, kjo shprehja ‘dashuria të qëron’, ty të paska qëruar me kohë?”.

fifi (8)

Prej kohësh jam e qëruar unë”, – u shpreh artistja duke lënë të kuptohet se është e  dashuruar.

fifi (10)

Mirëpo, kur vjen puna për të ndryshuar diçka për dashurinë, Fifi u përgjigj në mënyrë kategorike “jo”, sepse sipas saj, nëse dashuria nuk të pranon si je, atëherë nuk është dashuri. Por, për dashurinë mund të kishte sakrifikuar diçka.

fifi (7) fifi (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al