Konkurrentët e emisionit të ‘’Për’puthen’’ janë mjaft aktivë në rrjetet sociale duke postuar foto apo video nga prapaskenat e programit ku shpesh përfishjnë edhe moderatoren e programit, Bora Zemanin.
Dy ish-konkurrentët e Për’puthen, Bledi Beqiri dhe Xhafer Thaqi zhvilluan së fundmi një video live në Tik-Tok, ku iu përgjgijën pyetjeve të ndjekësve. Bledi po lexonte komentet dhe reagimet e shikuesve të videos, ku lexoi një pyetje:
“Po më pyesin këtu, a e kishe kaluar një natë me Borën?”- ishte pyetja që drejtoi Bledi.
“Jo zemra. Ashtu janë rrethanat, se kaloj.”- tha Xhaferri, dhe më pas dy ish-konkurrentët shpërhtyen në të qeshura.
Një tjetër rast i një postimi që kishte të bënte me moderatoren ishte nga Sami Berisha, i cili kur ishte ende pjesë e programit ka postuar një video nga takimi me Ifgjenia Dhedhes. Ata shfaqen mjaft të afërt dhe nuk kursjenë as puthjet ndaj njëri-tjetrit. ‘’ Me ca lule me një vend’’, ka shkruar ai mbi videon e postuar në ‘’InstaStory’’.
Pas kësaj, Berisha ka postuar një bisedë me një nga ndjekësit e tij ku ka ngatërruar Efin me moderatoren Bora Zemani. Ndjekësi është konfuzuar duke i shkruar se konkurrenti ka dal në takim me Borën.
‘’Thashë qe me Borën pasha krejt’’, shkruan ai.
Nga ana tjetër, konkurrenti i ka replikuar duke i shkruar se Efi është më e mirë se Zemani.
‘’ Hahahaha, më e mirë se Bora kjo’’, ka qenë përgjigja e Samiut.
Që kur Efi është bërë pjesë e programit të “Përputhen”, njerëzit e kanë krahasuar shpesh me Bora Zemanin për shkak të ngjashmërisë së frikshme që ka me moderatoren, por edhe me këngëtaren Elvana Gjata. Kujtojmë se gjatë programit kjo pyetje i është shtruar konkurrentes nga ndjekësit dhe ajo është përgjigjur se nuk ka asnjë lidhje gjaku me të dyja.
‘’Unë që kur kam hyrë në këtë program, komentet e mia janë vetëm të tilla. Më bëhet shumë qejfi që më krahasojnë me dy femra kaq të bukura siç je ti dhe Elvana, por që jo nuk ju kam asgjë’’, u shpreh Efi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al