17 Maj, 2022

A do rikthehet Johnny Depp në “Piratet e Karaibeve”? Flet producenti Jerry Bruckheimer


Jack Sparrow nuk ka gjasa të kthehet në ekranin e madh të kinemasë së shpejti.

Producenti i ‘Pirates of the Caribbean’ Jerry Bruckheimer foli për përfshirjen e ardhshme të Johnny Depp gjatë një interviste me ‘The Sunday Times’. Depp luajti Sparrow në të pesë filmat, ku i fundit ishte filmi i vitit 2017 “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales.”

Bruckheimer tani është duke punuar në dy filma të tjerë. Kur u pyet nëse Depp do të kthehet, Bruckheimer thjesht tha: “Jo, në këtë pikë ku jemi. E ardhmja ende nuk është vendosur.” Ndërkohë, ai konfirmoi se është në bisedime me Margot Robbie për të qenë në një nga dy skenarët e ‘Pirates of the Caribbean’ që janë aktualisht në zhvillim.

Depp është në mes të një padie prej 50 milionë dollarësh për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, duke e akuzuar atë për prishjen e reputacionit pas një eseje të publikuar në “Washington Post” që ajo shkroi në 2018. Heard ngriti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh kundër Depp, duke pretenduar.

Gjatë gjyqit, Depp tha se nuk ka interes të kthehet në sheshxhirim. Në një moment, avokati i Heard e pyeti aktorin: “Nëse Disney do të vinte tek ju me 300 milionë dollarë asgjë në këtë botë nuk do t’ju bënte të ktheheshit dhe të punonit me ‘Disney’ për ‘Pirates of the Caribbean’?” Dhe Depp u përgjigj: “Kjo është e vërtetë, zoti Rottenborn.”

Depp foli për humbjen e rolit në gjykatë kur u pyet për një artikull të ‘Daily Mail’ nga 2018 që thoshte se Depp nuk do luante më si Jack Sparrow.  “Nuk isha në dijeni për këtë, por nuk më habit”, dëshmoi Depp. “Kishin kaluar dy vjet me diskutime të vazhdueshme në mbarë botën për mua që isha abuzues. Kështu që unë jam i sigurt se Disney po përpiqej të ndërpriste lidhjet për të qenë i sigurt. Lëvizja #MeToo ishte në kulm në atë moment.”

Agjenti i Depp, Jack Whinham dëshmoi se akuzat e lanë Depp jashtë nga filmi i gjashtë i “Pirates of the Caribbean” dhe i hoqën nga duart 22.5 milionë dollarë që do të merrte për rolin. “Pas esesë ishte e pamundur t’i jepja atij një film ,” tha Whigham, për Variety.

Tani duket qartë se Depp nuk do të hipë në anijen e piratëve në të ardhmen e afërt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al