Orinda Huta pret që nga momenti në moment të bëhet nënë për herë të parë.
Moderatorja e njohur shqiptare pritet të sjellë në jetë një vajzë, të cilës së bashku me partnerin e saj, Turjan Hyska-n, do t’i vendosin një emër që fillon me shkronjën “A”.
Ditën e djeshme, Orinda ka ndarë me ndjekësit e saj të gjithë eksperiencën me shtatzëninë e parë, përfshirë edhe problemet apo ushqimet që ka konsumuar.
E pyetur se çfarë nuk duhet të konsumohet në mënyrë kategorike gjatë pritjes së ëmbël, këngëtarja tha: “Peshku dhe prodhimet e detit nuk i kam prekur për 9 muaj resht. Nuk ia vlen të rrezikosh. Këshillë specialistësh, jo e imja!”.
Në disa raste, gratë shtatzëna vuajnë nga enjtja e këmbëve, por mesa duket ky nuk është rasti për Hutën.
“Lavdi Zotit jo! Di që një faktor i saj është albumina përtej normës. Nëpërmjet regjimit kam arritur ta mbaj në normë deri në fund. Këmbëngul të keni kujdes me regjimin!”, shkroi ndër të tjera Orinda.
Meqënëse disa personazhe të famshëm vendosin të mos e publikojnë portretin e fëmijës kur bëhen prindër, edhe Orinda është pyetur nga ndjekësit se çfarë vendimi ka marrë në lidhje me rrjetet sociale.
“Akoma nuk e di. Do pyesim babin”, u shpreh ajo.
Si një person që është marrë vazhdimisht me aktivitet fizik, Orinda tha se gjatë shtatzënisë nuk ka bërë stërvitje.
“Përveç ecjes 4-5 km në ditë kam bërë vetëm disa ushtrime bazike për këmbët. Nuk doja të rrezikoja për asnjë arsye se unë nuk di të ushtrohem pak. Edhe pse ka shumë që e vijojnë edhe gjatë shtatzënisë dhe janë akoma më shumë në formë”, shkroi Orinda.
Ndërkohë, moderatorja tregoi edhe momentin më të vështirë që ka kaluar gjatë kësaj pritjeje të ëmbël.
“Në ditën kur është shkrepur kjo foto mora vesh që isha shtatzënë. Të nesërmen mora vesh që kisha Covid. Për një muaj kam qenë në vështirësi dhe lutesha që çdo gjë të shkonte mirë. Covidi u kthye në problem shumë të madh dhe për mamin tim.
Isha kaq shumë në merak për të dhe mendoja se stresi do ndikonte për keq. Por Zoti donte që të shkonte mirë dhe ashtu vijoi. Kam pasur momente të tjera të vështira? Po kam pasur, por lavdi Zotit kaluan. Lutem të shkoj mirë deri në fund”,- tregoi Orinda.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al