18 Shkurt, 2021

“A do ta ushqesh me gji bebin?”- Ja ç’përgjigje dha Afërdita Dreshaj që nuk ndal stërvitjen edhe në muajin e nëntë të shtatzënisë!


Afërdita Dreshaj ka vazhduar të stërvitet e të merret me aktivitet fizik deri në muajin e nëntë të shtatzënisë.

aferdita dreshaj (9)

Këngëtarja ka publikuar dje në Instastory pamje gjatë kohës që ushtrohet për të qëndruar e shëndetshme.

Modelja tregoi se pa këtë aktivitet, nuk do mund të ishte ndjerë kaq mirë dhe pa asnjë dhimbje apo shqetësim.

aferdita dreshaj (5)

9 muajshe shtatzënë. Të stërviturit e bëri shtatzëninë time më të lehtë dhe isha shumë e fortë, asnjë dhimbje apo shqetësim, jam ndjerë shumë mirë”, shkroi Dreshaj.

aferdita dreshaj (7)

Ajo tregoi për ndjekësit edhe se si do të ndikojë kjo gjë tek djali i saj që pritet të vijë në jetë.

Fëmijët e grave shtatzënave që janë marrë me palestër kanë tendencë që të flenë gjatë natës më shpejt, janë më pak të prirur për dhimbjet e barkut…”, thuhet në një informacion që ka publikuar Afërdita.

aferdita dreshaj (6)

Gjatë bisedës virtuale me ndjekësit, ajo u pyet nëse do t’i hapë të voglit një adresë në Instagram, së cilës me shaka iu përgjigj: “Nuk më lë Jehona Dreshaj (motra)”.

aferdita dreshaj (3)

Bashkë me bashkëshortin, Jakub Kindl, do mund ta marrin foshnjën në krahë në muajin mars sipas parashikimeve për ardhjen në jetë të tij.

aferdita dreshaj (1)

Afërdita tregoi edhe se do ta ushqejë djalin me qumësht gjiri.

aferdita dreshaj (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al