Pas zënkës me Françeskën, Sara Gjordeni dhe banorja janë të rrezikuara që mbrëmjen e sotme dy vajzat të eleminohen nga “Big Brother VIP”.
Teksa ishin të shtrirë në shtrat, modelja e ka pyetur partnerin e saj, Bardhin se në rast që ajo del nga shtëpia a do e linte edhe ai këtë garë, megjithëse këngëtari tha jo pasi ka edhe ai qëllimet e tij në këtë lojë.
“Je shumë frikacak”– i tha Sara të dashurit të saj, i cili u shpreh se nuk dëshiron që ajo të dalë por edhe nëse ndodh një gjë e tillë ai do ti çojë deri në fund synimet e tij, mirëpo konkurrentja iu drejtua duke thënë: “S’ka gjë nëse dal unë ti vazhdo qëllimet e tua unë të miat”.
Pjesë nga biseda:
Sara: Ti do dalësh po dola unë?
Bardhi nuk flet
Sara: S’del ti se s’do vetë. A don me ardh? Hadje. Ore me të vërtetë se unë gjithmonë e kam thënë për ty
Bardhi: Çfarë? Edhe unë për ty po tani kam diçka tjetër
Sara: Je shumë frikacak
Bardhi: Nuk jam frikacak, por kam edhe unë qëllimet e mia
Sara: Ok, vazhdoji
Bardhi: S’dua që ti të dalësh
Sara: S’ka gjë nëse dal unë ti vazhdo qëllimet e tua unë të miat. Lëre atë punë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al