8 Mars, 2022

A do të jetë Arbana Osmani në ekran tani që Big Brother VIP mbaroi? Zbulohet vendimi i moderatores


Arbana Osmani ka vendosur që periudhën e shtatzënisë ta kalojë larg ekranit. Kështu ka bërë me dije vetë moderatorja në rrjetet sociale.

Ajo ka realizuar në adresën e saj të Instagramit një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit ku është pyetur rreth shumë detajve në lidhje me shtatzëninë e tretë. Mes të tjerash dikush e ka pyetur Arbanën: “Do jesh në ndonjë projekt televiziv tani që mbaroi bigu”.

Arbana u përgjigj se do të marrë disa kohë pushim. “Jo, ca kohë do jem pushim nga Tv”, tha ajo.

Në finalen e “Big Brother VIP”, Arbana zbuloi se është në pritje të ëmbël. Ndonëse ajo vetë nuk ka zbuluar më shumë rreth shtatzënisë, burime pranë saj thonë se moderatorja është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe po pret një vajzë.

Sakaq, ajo ka zbuluar se “Big Brother VIP 2” do fillojë në fund të dhjetorit të këtij viti. Gjatë gjithë kësaj kohë Arbana do shijojë shtatzëninë duke mos sjellë asnjë projekt të ri.

Kujtojmë se para “Big Brother VIP” ajo moderonte “Dua të të bëj të lumtur”. Mirëpo, pas reality-showt Arbana ka vendosur të bëjë një pushim nga ky emision.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al