15 Maj, 2022

A duhet të ribashkohen Bora dhe Donaldi? Habit ish-konkurrenti i Për’puthen: Ushtroni presion! Njerëzit gabojnë por…


Ish-konkurrentët e emisionit “Për’puthen’’ janë mjaft aktivë në rrjetet sociale duke postuar foto apo video nga jeta e tyre pas programit ku shpesh përfishjnë edhe moderatoren e programit, Bora Zemanin.

Bruno Shemsho është pyetur nga ndjekësit e tij në Instagram në lidhje me Donald Veshajn dhe Bora Zemanin nëse ata duhet të ribashkohen apo jo.

“Çfarë mendimi ke për Borën dhe Donaldin a duhet të ribashkohen?”- ishte pyetja e ndjekësit.

Në përgjigjen tij Bruno ka kërkuar që të mos iu ushtrohet kaq shumë presion nga fansat, pasi kjo mund të sjellë rezultat negativ sipas tij.

“1- As mua as ju nuk është se na hyn në punë jeta private e vendimet e tyre , di të them që sa më shumë ju ushtroni presion me dashje padashje mbi diçka pavarsisht qëllimit tuaj mund ta thyeni me keq

2- Mendimi im është racional llogjikë e ftohtë si ndihen dhe çfarë dëshirojnë e dinë të zotët e punës. Njerëzit gabojnë por mund të them se çfarëdo që të ndodhë të jetë deçizive dhe për të mirën e të dyve”- shkruan Bruno.

Së fundmi dy ish-konkurrnetë të tjerë, Sami Berisha dhe Erion Kukaj, kanë kërcyer nën ritmet e kësaj këngë që Donaldi i ka dedikuar Borës. Dyshja nuk kanë hezituar të përmendin moderatoren Zemani në mënyrë të tërthortë.

“Apo duket se është duke ra borë mor këtu,”-degjohet të thotë Samiu në video.

Djemtë ndodheshin në ambjentet e një club-i, dhe është e kuptueshme që përmendja e “borës” është tendencioze. Sidomos kohëve të fundit kur Berisha dhe Donaldi janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

@albaniasongs1 #donxhoni #donxhonii #kosova #kosovaalbania # #prishtina #tirana #durrsi #albania #albaniangirls #kosovatiktok#tirana #bbkte ♬ original sound – Albaniasongs1

“Dëgjo borë edhe mundet me ra po kena me shkri,”- ka qenë komenti i Erionit.

Më herët ju kujtojmë që konkurrenti i “Për’puthen”, Samiu, postoi një foto krah Donaldit. Ata shfaqeshin të buzëqeshur dhe në mbishkrimin e fotos, Samiu vendosi emojin e borës.

Madje atëherë u përfol që aktori i kishte lënë konkurrentit të “Për’puthen” një porosi. Burime pranë “Panorama Plus” bënë me dije se aktori i kishte kërkuar t’i bëjë të fala Borës, kur ndodhej ende në program. Nën shoqërinë e të vëllait, Romeos, dhe njerëzve të tjerë që kanë qenë pranë tyre, ish-banori i “Big Brother VIP” nuk ka ngurruar t’ia kërkonte këtë ‘nder’ Samiut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al