7 Shtator, 2017

A e detyroi Marina Vjollca Tv Klan që ta fshinte këtë video…?


 

Me nisjen e sezonin të ri, televizione të ndryshme bën shkëmbime apo kontrata të reja me figurat që tashmë kanë patur për vite si pjesë e tyre, por edhe me figura që më parë kanë qenë në ekranin e konkurrentëve. Një rast i tillë është edhe ai i Marina Vjollcës, e cila pas vitesh të tëra në ‘Top Media’ ku edhe nisi dhe zhvilloi karrierën, vendosi që këtë sezon të ri të shfaqet në ‘Tv Klan’. Ky i fundit, më datë 1 shtator, publikoi spotin e nisjes së sezonit të ri dhe mes figurave të tjera si Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Rudina Magjistari, Ermal Mamaqi, Alketa Vejsiu etj shfaqej sigurisht edhe moderatorja e njohur Vjollca, por me pamje dhe look të shkëputura në ‘Proçesi Sportiv’, emisioni që ajo bashkëdrejtonte në‘Top Channel’.

Pak ditë pas kësaj, ‘Tv Klan’ fshiu këtë video dhe publikoi një video tjetër ku Marina duket në një sfond të ri dhe look tjetër. Ndoshta Marinës nuk i kanë pëlqyer pamjet e videos së parë dhe ka vendosur të xhirojë të tjera. Vjollca është përfolur të drejtojë një spektakël të ngjashëm me atë ‘Taratata’, me natyrë muzikore që transmetohet në Francë prej vitesh duke rezultuar një sukses.

Pak ditë më vonë, Marina do të martohet me Getoarin. Burimi: anabel.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al