Këngëtarja Gili është ndër këngëtaret më të famshme të viteve të kaluara, ndërsa për vite me radhë është etiketuar me nofkën “Xixëllonja”, për shkak të hitit të saj të pavdekshëm po me këtë emër.
Megjithatë, në skenë atë të gjithë e njohin si Gili, dhe pak kush e njeh emrin e saj të vërtetë. Artistja quhet Fevzie Konushevci – Berani, ndërsa personi i cili ia la emrin Gili ndër vite, duket të ketë qenë motra e saj, që e përkëdhelte me atë nofkë.
Edhe pse ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor ajo padyshim gjithmonë di si të ndez atmosferën në mbrëmje muzike live.
Sa i përket jetës private, Gili është edhe një nënë dhe bashkëshorte shumë e përkushtuar. Së fundmi ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi ku shihet së bashku me Ilirin dhe dy djemtë e tyre. Por, ajo që bie në sy është se djemtë e tyre janë rritur dhe duken shumë të bukur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al