5 Shtator, 2017

A është e vërtetë kaq shumë dashuri mes Bleonës dhe Elvanës apo…?


 

Elvana Gjata ka kohë që është larguar nga Shqipëria në kërkim të shtrirjes së karrierës së saj muzikore në tregun amerikan dhe më gjerë. Elvana e kemi parë  së fundmi në Itali, e këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet dy imazhesh të publikuara në Instagram ku shihet e veshur shumë bukur me Guçi.

E veçanta që ka tërhequr vëmendjen këtë herë ka qenë një koment pikant dhe shumë miqësor nga këngëtarja tjetër Bleona Qereti, e cila pasi e ka uruar dhe i ka shprehur  komplimentet për bukurinë,  i ka shkruar edhe se ajo ka takuar Poo Bear, producentin e Elvanës dhe ata të dy kanë folur shumë për të.

Ja komenti i saj i plotë drejtuar Elvanës: “Zemra dukesh yll…Urime për çdo gjë! Shumë krenare për ty! Takova Poo Bear natën e shkuar dhe folëm për ty! Shpresoj që gjithçka po shkon mirë dhe uroj të takohemi së shpejti! Shumë dashuri, B”.

Përgjigja e Elvanës ka qenë më e shkurtër dhe më pak emotive, duke i uruar Bleonës më të mirat dhe duke shpresuar për një takim të mundshëm pas rikthimit në L.A.  Epo, nuk e dinim se Bleona e kishte kaq shumë përzemër Elvanën dhe kujdesej edhe të dinte detaje rreth karrierës së saj artistike. Është pikërisht kjo ajo që duhet të mendojmë apo edhe këtë herë Bleona dëshiron të ketë sensin e protagonizmit, sikundër për hir të së vërtetës ka për çdo gjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al