5 Mars, 2022

A është ende në një lidhje me Ana Lleshin? Ish-konkurrenti i “Për’puthen” tregon të vërtetën e sherrit me Arian Konomin


Eduard Kuci, ishte një ndër ish-konkurrenët më të përfolur të “Për’puthen”, i cili u përjashtua herën e parë nga emisioni për shkak të takimeve jashtë që pati me Adën dhe më pas u rikthye sërisht ku nisi një pëlqim mes tij dhe Ana Lleshit dhe dyshja vendosi të largohej së bashku nga programi pa dhënë asnjë deklaratë.Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim ndaj ish-konkurrentit i cili kohëve të fundit duket se fokusin e ka pasur diku tjetër. I ftuar në “Prive”, Eduardi ka treguar se kohëve të fundit ai i është përkushtuar familjes së tij dhe bizneseve me të atin.

“Këto kohë jam marrë me shumë me familjen time dhe jam duke punuar me babain tim pasi  kemi dhe disa biznese. Më ka pëlqyer si program nuk kam pse të them asnjë gjë të keqe pasi nuk më kanë bërë asnjë gjë jam rikthyer dy herë”-tregoi ai.

Një debat i fortë ndodhi në program ku opinonisti, Arian Konomi, e akuzoi rëndë Anën sepse sipas tij ajo u bë shkak i sherrit mes  Erion Kukajt dhe Eduardit. Këto deklarata nuk u pritën aspak mirë nga të dy djemtë të cilët iu kundërvunë Arjanit.

“Ana është ndjerë shumë e lënduar në atë mes dhe Arjani ka thënë disa fjalë qe nuk duhej thuheshin. Ajo gjë për mua nuk mu duk e drejtë. Unë me Ajanin nuk kam asnjë gjë, kam ende kontaktet me të. Arjanin e dua dhe e respektoj shumë”- u shpreh ish-konkurrenti.

Pa daljes së tij nga programi mes tij dhe Anës u përfol gjatë për lidhjen mes tyre dhe pse ata preferuan të mos flisnin shumë për këtë gjë. I pyetur nëse janë në një lidhje së bashku, Eduardi e mohoi dhe shtoi se mids tyre nuk ka mbetur më asnjë kontakt.

“Jo në lidhje nuk jemi, aty kanë ndodhur disa gjërë që janë bërq se i kemi ndjerë dhe ashtu kemi vepruar. Knë ndodhur disa gjëra private midis nesh që nuk dua të flas për to. U bë një kohë që nuk kam ruajtur më kontakte me Anën”.- rrëfeu ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al