Këngëtarja Big Mama ka udhëtuar drejt Turqisë, ku është takuar edhe me Genta Ismajlin dhe partnerin e saj turk, Usta.
Këtë e tregoi vetë artistja, e cila publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto e video ku shfaqej pranë Gentës. Teksa shijonin një gotë çaj, Big Mama nuk ka nguruar t’i përgjigjet edhe pyetjeve të ndjekësve.
Njëri prej tyre e pyeti këngëtaren nëse është e vërtet që Ismajli është shtatzënë. Mirëpo, në vend që të zbulonte diçka, Big Mama tha me humor: “Gjinekolog nuk jom”.
Më pas, Big Mama publikoi edhe një video krah Gentës, e cila ishte me kurriz nga kamera. Këngëtarja shkroi krahas saj: “Gjinekologia personale dr. Big Mama, jom t’u ia bo ultrasonin”, shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.
Ndërkohë në video, ajo dëgjohet duke thënë: “Genta je shtatzënë?”, e më pas të dyja vajzat fillojnë të qeshin.
Disa muaj më parë në rrjet qarkulloi një foto e Gentës duke bërë vrap, në të cilën këngëtarja shihej me disa kilogramë më shumë. Më pas, në TikTok u publikua një tjetër video e saj, në të cilën shfaqej me bark të rrumbullakosur. Për më tepër, burime për “Prive” raportuan se këngëtarja është në muajin e fundit të shtatzënisë.
Pas këtyre lajmeve, vetë Genta publikoi në Instastory një foto të vetes, krahas së cilës shkroi: “Ndihem e bekuar, ju dua të gjithëve”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al