25 Maj, 2022

“A gjete burrë?” Monika Lubonja zbulon se çfarë po ndodh me jetën e saj personale


Monika Lubonja vazhdon të shijojë vëmendjen që i riktheu “Big Brother VIP”. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale që i përdor si urë komunikimi me ndjekësit e saj.

Ajo së fundmi ka realizuar një intervistë virtuale në Instagram ku i është përgjigjur kuriozitetit të ndjekësve rreth çështjeve të ndryshme. Mes të tjerash dikush i shkruan asaj: “A gjete burrë mi se jam bërë merak për ty? Je frymëzim për femrat.”

Kësaj pyetjeje Monika i është përgjigjur duke thënë: “Akoma nuk kam gjetur hiqe këtë merak. Por mbaj këtë të dytën se jam frymëzim për gratë dhe vajzat shqiptare.”

 

Ndër pyetjet e bëra ishin edhe planet e aktores për projekte në television. “Tani televizioni është pjesë e imja. Shumë shpejt po mendoj të sjell diçka timen, diçka shumë origjinale, funny si Monika. Por do zoti më realizohet kjo dëshirë. Po në television kuptohet,”-ka deklaruar Monika.

Aktorja është komentuar shpesh edhe për hatërmbetjet me ish-banorët e Big Brother VIP. Madje është aluduar se edhe i kanë bërë bllok në Instagram. “Më kanë bërë bllok?! Nuk është e vërtetë. Do më zhbllokojnë, ua siguroj. Nëse ky bllok është i vërtetë. Po pres t’më hiqni bllokun,”-është përgjigjur aktorja.

Sigurisht nuk kishin si të mungonin pyetje rreth personazheve të tjerë të Big Brother Vip, me të cilët Lubonja ruan një relacion të afërtë  jashtë shtëpisë. Një ndjekës e pyet nëse do të ketë ndonjë projekt me Beatrix Ramosaj-n, ndërkohë që aktorja shfqet shumë e gatshme. “E vërtetë! Do të na shkonte një projekt të dyja me Trixën. Në momentin e parë që mund të vijë do të jem e gatshme me punuar me Trixën, sepse është dashuria ime.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al