Ditën e sotme, moderatorja e njohur sportive, Lei Kraja, publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto, në të cilën shfaqej mjaft joshëse.
Në imazhin bardh e zi, ajo shihej e veshur me një trupore, e cila i theksonte linjat, e sidomos barkun e sheshtë.
Ndërkohë, flokët i kishte të lëshuar dhe me onde të mëdha, dhe kishte bërë make up profesional, duke nxjerrë në pah tiparet e bukura.
Pëlqimet dhe komentet në këtë imazh ishin të shumta, mirëpo përveç tyre, Lei ka marrë edhe disa mesazhe në “inbox”.
Ajo zgjodhi të publikojë në Instastory njërin prej tyre, në të cilin shkruhej: “A janë ato shenja strijash?”.
Kraja iu përgjigj shkurt: “Pse? Po, ato janë. Unë jam një njeri.”
Moderatorja i është përgjigjur disa herë ndjekësve të saj që e kanë kritikuar për pamjen e jashtme. Disa prej tyre dyshonin se ajo ka bërë buzët, por Lei iu përgjigj duke i sqaruar se buzët e plota i ka pasur që në fëmijëri, dhe sqarimin e shoqëroi me një foto nga fëmijëria.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al