5 Shkurt, 2021

“Meshkujt ta shpifin”- Enca Haxhia reagon pas thashethemeve se është lesbike dhe zbulon a është në një lidhje. Ja ç’thotë për operacionet plastike


Enca Haxhia është gjithmonë shumë e hapur për jetën e saj dhe këtë e tregoi edhe një herë me bisedën e fundit virale që zhvilloi me ndjekësit.

enca haxhia (2)

Ajo bëri një lojë, ku fansat do i tregonin thashethemet që kanë dëgjuar për të, dhe këngëtarja tregoi nëse ishin të vërteta apo jo.

Kështu, njëri prej ndjekësve e pyeti nëse është lezbike, pasi kishte dëgjuar fjalë të tilla lart e poshtë.

enca haxhia (5)

Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë shpresoj shumë të isha, sepse meshkujt ta shpifin. Por nëse do të isha, ju të gjithë e dini se unë jam e hapur dhe e sinqertë mjaftueshëm që të isha e para për ta pranuar. Shumë dashuri për komunitetin”, u përgjigj Enca.

Ndërsa një tjetër e ka pyetur nëse ka kryer ndonjëherë operacione plastike.

enca haxhia (6)

E gabuar. E gjitha nëna natyrë”, shkroi artistja.

Ndërsa një tjetër e ka pyetur nëse është në lidhje me një reper shqiptar.

enca haxhia (4)

E gabuar. Kjo do të ishte e bukur, nëse je adoleshente. Vajzat e rritura meritojnë burra të rritur. Unë kam miq reperë, që janë djem shumë të mirë, por nuk mendoj se marrëdhëniet me reperë janë të shëndetshme”, u përgjigj këngëtarja.

enca haxhia (1)

Gjithashtu ajo ka treguar se nuk e konsumon mishin, përveç atij të pulës, nuk pi shumë alkool dhe se nuk pi duhan.

enca haxhia (10)

Pyetjes nëse do të bëhet nënë Enca iu përgjigj me “Po”, duke shtuar se kjo nuk është në planet e saj të afërta. Gjithashtu, Haxhia pranoi se vazhdon të jetë single.

enca haxhia (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al