Pas lajmit se do të nisë transmetimi i “Big Brother VIP”, të gjithë po flasin për moderatoren që do të drejtojë spektaklin e madh.
Ndjekësit në rrjete sociale duket sikur janë ndarë në dy “skuadra”, ata që kërkojnë Arbana Osmanin, e cila e ka drejtuar prej vitesh një emision të tillë, si dhe ata që kërkojnë Luana Vjollcën.
Burime për “Panorama Plus” mësuan se këtë vit drejtimi i emisionit i është besuar Luanës.
Pak ditë më parë Luana dhe trashëgimtarja e televizionit, Lori Hoxha, u takuan dhe postuan një foto ku kishin dalë bashkë si për të thënë se një projekt i ri do të vijë shumë shpejt.
Ndërsa direkt pas këtyre thashethemeve, ishte vetë Luana e cila postoi një foto me tekstin “Luana Vjollca të vëzhgon”, duke konfirmuar kështu lajmet se do të jetë ajo prezantuesja, me moton e njohur të këtij “reality show”.
Së fundmi, Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë temë, duke iu përgjigjur pyetjes së ndjekëses nëse do të jetë apo jo ajo prezantuesja e “Big Brother VIP”.
“Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti”, u përgjigj moderatorja, duke mos dhënë detaje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al