19 Maj, 2018

A jemi të vetmit në këtë univers? Ja çfarë thonë shkencëtarët


Pyetja që na ka shoqëruar gjithmonë se; A jemi të vetëm në këtë univers? Tani më ka marrë një përgjigje, pas studimeve dhe kërkimeve të shumta të kryera nga shkencëtarët, të cilët kanë siguruar që nuk jemi vetëm ne pjesë e këtij universi.

Të gjitha studimet e deritanishme janë mbledhur nga një grup shkencëtar të Anglisë, Australisë dhe Holandës dhe pasi i shqyrtuan ata arritën në këtë përfundim.

Ata thanë, po, ne s’jemi të vetmit njerëz që jetojmë ka dhe të tjerë në universet paralele. Shkencëtarët përdorën një program të quajtur Evolucioni dhe Kuvendi i Galaxisë i cili stimulon lindjen, jetën dhe vdekjen e universeve. Në çdo simulim, studiuesit rregulluan sasinë e energjisë së errët të pranishme në atë univers, duke filluar nga 0 deri në disa qindra herë më të madhe sesa në universin tonë.

Dhe arritën në lajmin e mirë ese dhe në universet me 300 herë më shumë energji të errët si jona, ka jetë. Njëri prej autorëve të studimit profesor Pascal Elahi deklaroi se univers ynë po zgjerohet fal shtytjes së vazhdueshme të energjisë së zezë dhe nëpërmjet shkallës së zgjerimit pritet të shfaqen më shumë hapësira boshe të cilat kanë jetuar në këtë errësirë me ligje fizike ndryshe nga ato tonat.

Shkencëtarët theksuan se ideja që universi jonë është i vetmi, duhet të ndryshoj sepse aty jashtë ka shumë botë të tjera që nuk janë shkelur nga njeriu, por që padyshim ka jetë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al