Kjo shtëpi gjendet në një zonë rurale të rajonit Essex në Britaninë e Madhe. Në shikim të parë, shtëpia duket shumë normale, tamam si shtëpi e stilit të viteve të 50’ta, por në brendësi ajo fsheh një sekret të madh. Nën të ishte ndërtuar një bunker sekret që ishte ndërtuar për ta strehuar Kryeministrin e vendit bashkë me 600 persona të tjerë, në rast të sulmeve me armë atomike.
Shtëpia në dukje e thjeshtë ka shumë dhoma gjumi dhe salla operative, duke përfshirë madje edhe një sallë për operacione. Muret e saj janë të trasha dhe prej betoni, kurse secila pjesë e bunkerit është e rregulluar në atë mënyrë që të shërbejë gjatë një sulmi nuklear.
Mirëmbajtja e një bunkeri të tillë në vitet e Luftës së Ftohtë i kushtonte shtetit britanik deri në 4 milionë euro në vit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al