10 Tetor, 2017

A ka bërë ndërhyrje kirurgjikale Rasheli e ‘Xing me Ermalim’?Fotoja që ngjall dyshime


Prania e saj në emisionin ‘Xing’ krahë Ermal Mamaqit ka bërë që për të, të flitet akoma më shumë.

Rashel Koloneci është shfaqur si një vajzë mjaft tërheqëse dhe me forma bombastike. Ajo është përfolur si shumë personazhe të tjerë se u është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, por këto zëra ajo i ka mohuar në mënyrë kategorike.

Kampionia e Shqipërisë në Kikbox është ‘‘demaskuar’’ nga faqja në Instagram ‘Demaskime Shqiptare’.

I janë publikuar foto para se ajo të kishte famën që ka sot. Rasheli nuk duket e njëjta pa buzët e fryra dhe vetullat e trasha. Këto foto nuk janë publikuar më parë. Në to vihet re ndryshimi i madh.

Për sa u përket formave trupore Rasheli është akuzuar se ka përdorur fotoshop. Kujtojmë se në Rasheli i është nënshtruar kontrollit nga mjeku i Vip-ave, Skerdi Faria kur ai ishte i ftuar në emisionin ‘Xing’. Faria ka mohuar që Rashel të ketë ndërhyrje dhe se format e saj janë origjinale. /Gazeta Express/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al