30 Janar, 2024

“A ke rënë në dashuri”- Rikja e pyet Meritonin për Ilnisën, reagon banori: Unë jam njeriu i mëkateve, nëse dashurohem…


Moderatori kosovar Meriton Mjekiqi është vënë përballë një pyetje me “spec” nga Rike Roçi në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“A ke rënë në dashuri?”– e pyeti banorja gazetarin duke lënë të nënkuptojë puthjet dhe përqafimet me Ilnisa Agollin.

“S’mundet që ta dallojë askush a kam rënë në dashuri apo jo, më beso. Ti e din që unë jam njeriu i mëkateve.”– u përgjigj Meritoni duke mos treguar se çfarë po ndodh mes tij dhe banores.

Pjesë nga biseda:

Rikja: A ke rënë në dashuri?

Meritoni: S’mundet që ta dallojë askush a kam rënë në dashuri apo jo, më beso. Ti e din që unë jam njeriu i mëkateve.

Rikja: Edhe mëkati e njeh dashurinë.

Meritoni: E di. Dashuria e bukur është, por edhe nëse dashurohem s’mundet që të më dallojë askush.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al