28 Prill, 2022

A mund të ndryshojë një mashkull për gruan që dashuron? Ja shenjat që tregojnë se po…


Të gjithë kemi parë burra që janë aq të dashuruar me një grua, saqë bëjnë gjithçka për të. Por, a do të ndryshonte një mashkull për një grua që dashuron?

Burrat janë krijesa të zakonit; atyre u pëlqen mënyra e tyre e të bërit të gjërave dhe do t’i rezistojnë çdo ndryshimi. Se si ndihet një mashkull për ju, do të përcaktojë se sa është i gatshëm të ndryshojë. Nëse ai ka ndjenja të thella për ju, ai mund të jetë i motivuar për të bërë ndryshime dhe kompromise për t’ju kënaqur.

A mund të ndryshojë një mashkull për gruan që dashuron? Ja shenjat që tregojnë se po:

1. Ai ju dëgjon

Mund të dalloni nëse një burrë do të ndryshojë për një grua, kur ai e dëgjon me vëmendje atë, e vlerëson mendimin e saj, dhe sigurisht dëshiron miratimin e saj për gjëra të ndryshme.

2. Merr përgjegjësinë për veprimet e tij

Një burrë që mund të pranojë kur e ka gabim është një burrë që mund të ndryshojë përfundimisht për ju.

3. Gjithmonë përpiqet t’ju lërë përshtypje dhe t’ju bëjë krenarë

Nëse burri juaj gjithmonë përpiqet t’ju bëjë përshtypje, atij i intereson se çfarë mendoni për të.

5. Atij nuk i pëlqen t’ju shohë të zemëruar

Burrat e dashuruar kanë frikë të zemërojnë gratë e tyre, sepse e dinë se kur bëjnë diçka të gabuar, ata kurrë nuk mund t’i fshijnë ato kujtime të këqija nga mendja e grave të tyre.

6. Përpiqet për të qenë më i mirë

Përpjekja për të qenë më i mirë është një nga shenjat që një burrë do të ndryshojë për një grua që do.

7. Ai është i sinqertë me ju dhe nuk përpiqet të fshehë asgjë

Është e vështirë për njerëzit që të jenë plotësisht të hapur për jetën e tyre, veçanërisht kur ata janë mësuar të mbajnë sekrete ose të fshehin të vërtetën nga të gjithë rreth tyre./ Psikologjia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al