Kjo është një pyetje që shumë nëna e kanë në mendjen e tyre, dhe po japim përgjigjen: po, është e mundur! Lindja e mëparshme me operacion nuk mund të jetë një pengesë për të sjellë në jetë në mënyrën spontane fëmijën tuaj.
Jo vetëm që është e mundur, por kërkesat e nënave janë në rritje!
Kjo ndodh sepse ka një sërë avantazhesh si për shembull:
-
Rikuperimi pas lindjes do të jetë më i shpejtë dhë nëna mund të shkojë në shtëpi me fëmijën që ditën e 2-3 pas lindjes.
-
Ulet rreziku i infeksioneve;
-
Nuk do të keni një tjetër ndërhyrje në trup;
-
Keni mundësi të bëni 3 apo më shumë fëmijë me lindje natyrale;
-
Keni më pak mundësi për transfuzion gjaku.
A sjell rreziqe kjo lloj lindje?
Sigurisht! Dhe një prej tyre është hapja e uterusit, gjë që mund të shoqërohet me një humbje të madhe gjaku dhe rreziqe për shëndetin e nënës si edhe fëmijës.
Gjithashtu duhet të dini se këtë lindje nuk e mundësojnë të gjitha strukturat spitalore sepse jo të gjitha i kanë mjetet e nevojshme. Kujdesi dhe monitorimi nga ana e mjekut duhet të jetë në nivele maksimale, të cilët duhet të jenë gati për të ndërhyrë në moment me një operacion urgjence në rast komplikacionesh.
Si të vendos për më të mirën?
Së bashku me gjinekologun tuaj! Vetëm ai e di mirë se cilat janë rreziqet dhe si duhet të veprohet!/pernenat/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al