12 Shtator, 2017

A na dëmton mbajtja e telefonave aq sa të shkaktojnë kancer në kokë?


Para se të ishin telefonat celularë, askush nuk vuante nga dhimbjet e qafës për shkak të shkrimit e orë të tëra të shpenzuara në telefon, apo dhimbje gishti .

Por ka edhe disa shqetësime më serioze rreth mbajtjes së telefonave tanë në xhep dhe pranë kokave tona. Për vite të tëra, frika se telefonat celularë mund të çojnë në tumoret e trurit vazhdon të rishfaqet dhe ky është një shqetësim i arsyeshëm. Telefonat celularë lëshojnë valë radioje, të cilat janë një formë e rrezatimit dhe ekspozimi ndaj disa llojeve të rrezatimit, si rrezet X, njihen për të rritur rrezikun e kancerit.

Edhe pse janë kryer studime të shumta nuk ka ende prova të forta që tregojnë se telefoni mund të rrisë shanset për të zhvilluar kancer të trurit.

 

Megjithatë, nëse jeni të shqetësuar se telefoni juaj mund t’ju dëmtojë mbajeni atë sa më larg nga koka juaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al