9 Dhjetor, 2023

A po jua shkakton kafeina makthet? Ja çfarë thonë ekspertët dhe si duhet të veproni!


Kafeina është ndoshta përbërësi më i famshëm në botë për shkak se është kryesor në një produkt që përdoret shumë shpesh siç është kafja.

KAFE STRES MAKTH

Kafeina është shumë e preferuar pasi ka efekt stimulues në tru dhe rigjeneron të gjithë organizmin.

Megjithatë njihet edhe për efektet e saj negative për shkak se mund t’ju bëjë hiperaktivë apo të rrisë tensionin tek disa njerëz.

Një problem tjetër që mund të hasni me kafeinën e tepruar mesa duket janë makthet që shihni gjatë natës.

Si e ndikon kafeina gjumin?

Kafeina stimulon sistemin nervor, pra i thotë trurit tuaj se kur duhet të jetë me aktiv.

Këto funksione që ka në tru shpjegojnë se përse pas konsumimit të një filxhani me kafe ju mund të ndiheni më në alarm se zakonisht.

Ndonëse këtë përbërës e merrni zakonisht në mëngjes, gjurmë të kafeinës mund të mbeten gjatë në trurin tuaj.

Nëse në sistemin tuaj ka gjurmë kafeine deri në darkë, truri juaj do të ketë aktivitet më të lartë se zakonisht i cili nuk do t’ju pengojë domosdoshmërisht gjumin, por mund t’ju bëjë më të prirur për të parë ëndrra të këqija.

Kjo ndodh sepse truri ka vështirësi në procesin e plotë të relaksimit që përjetoni zakonisht kur flini të qetë.

Kafeina ju bën që të qëndroni më gjatë në fazën e ëndërrimit, e për pasojë shihni më shumë makthe.

Kafeina dhe stresi

Kafeina stimulon prodhimin e hormonit të kortizolit e cili shkakton stres.

Në një studim të vitit 2005 të publikuar në “Psychomatic Medicine” stimulimi nga kafeina ju jep avantazhin që të jeni në alarm, por gjithashtu ju bën më të stresuar.

Kjo mund të ndodhë veçanërisht nëse konsumoni shumë kafeinë gjatë ditës.

Përjetimi i stresit ju bën më të prirur për të parë ankthe sipas MedlinePlus.

Në përgjithësi prezenca e kafeinës në organizëm gjatë orëve të gjumit bën që ju të keni një regjim jo të qetë.

Ajo ul ndjeshëm cilësinë e gjumit nga ku më pas vijnë edhe të gjithë pasojat si stresi apo makthet e mungesa e çlodhjes gjatë natës.

Një tjetër efekt anësor i kafeinës është pagjumësia e cila më pas ju shkakton ankth, lodhje dhe ndikon përditshmërinë tuaj.

Çfarë mund të bëni?

Për të evituar të gjithë problemet që përmendëm më sipër, mundohuni që të mos keni gjurmë kafeine në trupin tuaj gjatë darkës.

Nisni duke eleminuar kafeinën pas drekës rreth 4-8 orë para se të shkoni të flini gjumë.

E nëse jeni shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës mund ta evitoni atë deri në 12 orë para se të shkoni për të fjetur./ AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al