4 Tetor, 2017

A shkakton shikimi i pornografisë disfunksion erektil? Përgjigjen studiuesit


Mendim i rrënjosur është që pornografia e tepërt shkakton pamundësinë e ngritjes së ereksionit gjatë aktiviteteve seksuale në jetën reale. Megjithatë, nuk është pikërisht ashtu.

Hulumtuesit amerikanë nga Asociacioni i Urologëve, kanë qëndrim krejtësisht tjetër.

Meqenëse nuk ekziston dëshmi shkencore që filmat pornografikë shkaktojnë disfunksion erektil, ata e kanë kërkuar shkaktarin diku tjetër.

“Ekzistojnë tri studime laboratorike të cilat kanë treguar që shikimi i pornografisë nuk ka lidhje me disfunksionin erektil”, thotë dr. Nikol Praus, transmeton Telegrafi.

 

Në të vërtetë, mjekët thonë që problemi qëndron në stilin e masturbimit, jo në shikimin e përmbajtjeve pornografike.

Masturbimi nën presonin e madh dhe vetëm me fërkim nuk është diçka që lehtë mund të imitohet gjatë marrëdhënies seksuale për shkak se shumica e meshkujve më vonë mund të kenë problem me ereksionin dhe me arritjen e orgazmës.

Pra, mënyra me të cilën përjetojnë orgazmën është krejtësisht ndryshe dhe mbase më e vrazhdë.

Mirëpo, as filmat pornografikë nuk janë të parrezikshëm – të rrezikshëm janë për psiqikën, sepse ofrojnë pritje joreale në seks, të cilat më vonë çojnë në gjendje ankthi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al