19 Shtator, 2017

A të ndihmon politika të bësh para?! Ja si përgjigjet shqiptari më i pasur


A të ndihmon politika të bësh para?! Ja si përgjigjet shqiptari më i pasur

Biznesmeni Samir Mane i ftuar në emisionin “Opinion” është shprehur se politika nuk ndikon fare në përfitimet e biznesit të tij.

I renditur për 3 vite nga Fondacioni për Liri Ekonomike si biznesmeni më i pasur në Shqipëri, Mane thotë se politika nuk e ndihmon fare në biznesin e tij.

Blendi Fevziu: Sa ndihmon politika të pasurohesh?

Samir Mane: Mua s’më ndihmon farë politika të pasurohem, sepse unë televizorë shes. Nuk më duhet asnjë politikanë të shes as televizorë e lavatriçe tek Neptuni e as lodra tek Jumbo. /Opinion.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al