Aktori i humorit, Donald Veshaj ka zgjedhur të rrijë larg intervistave por është më në qendër të vëmendjes seç mund të ketë qenë ndonjëherë gjatë këtyre viteve. Pasi bëri me dije se po përpiqet të rifitojë Borën me anë të një postimi të bërë para disa ditësh në ‘’InstaStory’’.
Nga ana tjetër, moderatorja ka publikuar një foto në llogarinë e saj personale në Instagram e ulur në karrige. Por ajo që mori vëmndjen e ndjekësve ishte mbishkrimi që Zemani kishte bërë. Bora poshtë fotos kishte vendosur një emoji në formë ‘Dielli ‘ dhe kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë në komente duke e lidhur këtë me deklaratën që bëri aktori i humorit.
‘’Donald Veshaj doli dielli. U shkri Bora Zemani, hjade tani’’, ka shkruar dikush.
‘’O Dielli i Donaldit’’, ka komentuar një tjetër ndjekës.
‘’ Shkriu Bora dhe foli Dielli’’, vijon diksh.
Tashmë, Donald Veshaj nuk ka ndërmend ti ndal përpjekjet për t’u bashkuar me Bora Zemanin dhe madje bën edhe thirrje publikisht. Aktori ka qenë në një koncert në Gjakovë me Romeo Veshajn dhe Elgit Dodën ku mes të tjerash ka kënduar edhe këngën “Ku je” të Elgitit. Kjo këngë është pjesë e triologjisë së dy çunave që janë shkruar nga Donaldi. Në videot e publikuara në rrjetet sociale Donaldi pyet të pranishmit se kujt i dedikohet kënga dhe të gjithë njëzëri thonë emrin e moderatores: ‘’Bora’’. Më pas Veshaj iu kërkon atyre që t’i bëjnë tag asaj.
Në postimin e bërë së fundmi nga Zemani ka shumë ndjekës që kanë plotësuar kërkesën e aktorit.
‘’@donaldveshaj Bora më tha me t’bo tag’’, shkruan një nga ndjekësit e modeartores.
‘’@donaldveshaj ja se deshe të të bëj tag’’, tha dikush.
Në një reagim në rrjetet sociale Bora shkruante dje se asnjë nga zërat nuk është i vërtetë dhe se ata nuk po sjellin as këngë, nuk janë ftuar në emisione dhe as nuk janë takuar në shtëpitë e njëri-tjetrit. Por pranonte se Donaldi i ka kërkuar falje ndonëse shtonte se ‘për momentin’ nuk ka asgjë, duke lënë të kuptohet se gjërat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.
“Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambjentet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisonin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj… Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale!”– shkruante Bora mes të tjerash.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al