27 Nëntor, 2017

Abuzimi ka shumë “fytyra”, 6 shenja si ta dallojmë


Për shumë njerëz, abuzimi identifikohet me dhunë fizike. Por nuk është vetëm ajo. Abuzimi ka shumë fytyra dhe këto janë 6 shenja për ta njohur, në një marrëdhënie.abuzim

DHUNA VERBALE / PSIKOLOGJIKE

“Gjuha kocka s’ka, por kocka bluan”. Fjalët mund të bëhen të rënda dhe të dëmshme.

XHELOZI

Gruaja humbet privatësinë e saj, është vazhdimisht nën vëzhgimin e partnerit, ndërsa keqkuptimet mund të lindin lehtë dhe situata të dalë jashtë kontrollit. Për shkak të xhelozisë, abuzimi mund të marrë formën verbale / psikologjike dhe, në shumë raste, fizike.

TMERR

Frika është një formë abuzimi. Në fund të fundit, kjo frikë i bën shumë gra të heshtin dhe të mbeten në një marrëdhënie toksike.

ABUZIMI SEKSUAL

Çdo veprim i një natyre seksuale, pavarësisht nga vullneti i gruas, është abuzim. Në fakt, gjërat bëhen të ndërlikuara kur abuzimi seksual ndodh brenda një martese. Gruaja, kur ka fëmijë, është e heshtur ndërsa përpiqet të justifikojë burrin e saj.

IZOLIM

Abuzuesi dëshiron të ketë kontroll të plotë mbi viktimën, të dominojë atë, të ketë ekskluzivitet. Dhe mënyra për ta arritur këtë është izolimi i viktimës nga bota e jashtme.

DHUNA EKONOMIKE

Në këtë rast, abuzuesi kërkon dhe ka nën kontroll të plotë gruan ekonomikisht.

Burimi: Revista Psikologjia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al