Europa Verilindore vazhdon të jetë në aktivitetin e rrymave ajrore shumë të ftohta me origjinë polare të cilat po mbajnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës temperatura shumë të ulëta.
Sinoptikanet parashikojne se temperaturat do të jenë me rënie të ndjeshme, ndaj merrni masat dhe beni kujdes.
E Martë 07 Janar 2020
E Martë dt 07 Janar 2020 moti do të jetë me diell por i ftohtë. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të ndjeshme.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -9/4°C
Zonat e ulëta -6/11°C
Zonat bregdetare -1/11°C
E Mërkurë 08 Janar 2020
E Mërkurë dt 08 Janar 2020 moti do të vijojë i thatë dhe i ftohtë. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi me të lartë në bregdet 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rrijte graduale.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -8/4°C
Zonat e ulëta -5/12°C
Zonat bregdetare 2/13°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari/ RTSH