8 Mars, 2022

“ACM Awards 2022″/ E gjithë mbrëmja në nder të Ukrainës, ja lista e plotë e fituesve


Disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës “country” ishin të pranishëm në edicionin e 57-të të “Academy of Country Music Awards”!

Ceremonia u drejtua nga Dolly Parton, Jimmie Allen dhe Gabby Barrett, teksa Chris Young arriti një sukses të madh duke u nominuar shtatë herë.

Chris Young, Mitchell Tenpenny take viewers to the 'End of the Bar' at 2022  ACM Awards

Aktorja Blake Lively gjithashtu fitoi dy nominime – nominimet e saj të para në një shfaqje të tillë- për prodhimin dhe regjinë e videoklipit të Taylor Swift për “I Bet You Think About Me”.

 

Blake Lively Rocks Unbuttoned Shirt & Sports Bra While Out For Solo Stroll  In NYC – Photos

 

E gjithë mbrëmja iu kushtua Ukrainës, teksa Parton realizoi një duet me Kelsea Ballerin. Përveç kësaj, Kelly Clarkson bëri një nderim të përzemërt për Parton gjatë shfaqjes.

 

Dolly Parton and Kelsea Ballerini Team Up For 'Big Dreams and Faded Jeans'  Performance at ACM Awards - Country Now

Lista e plotë e fituesve të këtij viti:

Argëtuesi i vitit: Miranda Lambert

Artistja femër e vitit: Carly Pearce

Artisti mashkull i vitit: Chris Stapleton

Dyshja e vitit: Brothers Osborne

Grupi i vitit: Old Dominion

Artisti i ri mashkull i vitit: Parker McCollum

Artistja e re femër e vitit: Lainey Wilson

Albumi i vitit: “Dangerous: The Double Album” – Morgan Wallen

Kënga solo e vitit: “If I Didn’t Love You” – Jason Aldean, Carrie Underwood

Kënga e vitit: “Things A Man Oughta Knoë” – Lainey Wilson

Videoja muzikore e vitit: Elle King dhe Miranda Lambert

Ngjarja muzikore e vitit: Carly Pearce dhe Ashley McBryde.

See Exclusive Photos of Country Stars at the 2022 ACM Awards | PEOPLE.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al