21 Nëntor, 2017

Adelina Ismaili kthehet në Kosovë dhe ‘’bën paqe’’ me LDK-në ?


Këngëtarja Adelina Ismaili duket se është duke kaluar disa kohë në vendin e saj të lindjes në Kosovë, aty ku sigurisht janë disa nga familjarët e saj, por edhe miqtë e vjetër.

Edhe pse që një kohë të gjatë ajo po i mungon skenës dhe ndjekësve besnik për shkak  edhe të angazhimeve familjare, diva e muzikës përbën lajm sa herë që publikon diçka në mediat sociale.

Këtë herë ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet në krahë të deputetes kosovare të LDK-së Blerta Deliu. Kohë më parë u përfol se Adelina i kishte shkëputur marrëdhëniet e mira me LDK-në, por mesa duket kjo nuk ka qenë e vërtetë.

Kujtojmë këtu se këngëtarja ka qenë një mbështetëse e madhe e Ibrahim Rugovës dhe e partisë, por pas vdekjes së tij marrëdhënia e saj ka qenë më e ftohtë dhe neglizhuese.Ato duken shumë mike me njëra-tjetrën dhe janë duke kaluar një kohë të këndshme së bashku.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al