Ashtu si disa nga personazhet e tjerë të jetës tonë publike dhe të showbizit, edhe Adelina Ismajli dhe partneri i saj Val Krasnqi nuk e zbuluan fytyrën e djalit pas lindjes. Madje mund të themi që këngëtarja ishte më e rreptë në këtë pikë dhe e vendosur në mënyrë kategorike për të mos bërë asnjë publikim me fotot e të voglit të saj.
E themi këtë pasi ka qenë Vali ai i cili në fillim postonte foto të djalit edhe pse dukej vetëm dora. Edhe më pas ishte ai që tregonte sa ishte rritur djali i tyre duke publikuar detaje. Ashtu siç ka bërë edhe me këtë foto të postuar se fundmi, të cilën sapo e sheh kupton sa kohë ka kaluar dhe sa shpejt është rritur Uliksi.
Ai sot është 4 muajsh dhe në këtë fotoje me mami Adelinën. “Yjet e mi,”, shkruan Vali krah kësaj fotoje të mbushur me dashuri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al