28 Shtator, 2017

Adelina jep lajmin e gëzueshëm, së shpejti dasmë në familjen Ismajli


 

Familja Ismajli së shpejti do të gëzohet me një dasmë, pasi njëra prej vajzave do të kurorëzojë historinë e saj të dashurisë në martesë.

Adelina dhe Zanfina Ismajli janë dy nga motrat më të njohura të shoubizit shqiptar, që kanë marrë famë më shumë se një dekadë më parë. Por me përdorimin e rrjeteve sociale, dalëngadalë në skenë ka dalë edhe motra tjetër Ismalji, Ema.

 

‘Nusja e ardhshme më e bukur nga të gjitha. Shpirti më i mirë. Forca ime. Mbretëresha ime. Ema ime!’-shkroi këngëtarja e njohur në një postim në Instagram, ku shihet Ema me një kurorë në kokë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al